Prodhimi i vajrave motorike
dhe fluideve tjera

Vajrat motorike e industriale si dhe fludiet Primoil prijnë në tregun e Kosovës për vite me radhë, ndërkaq kërkesa për produktet cilësore dhe të vlefshme të këtij brendi në tregjet europiane është duke u zgjeruar nga viti në vit. Të gjitha produktet e familjes PrimOil prodhohen në fabrikën e pajisur me teknologji të avancuar, ndërsa cilësia e tyre kontrollohet vazhdimisht në laboratorin e akredituar të kompanisë. Duke qenë në hap me konkurrencën botërore, PrimOil aplikon inovacione dhe zhvillon produkte të reja që plotësojnë standardet dhe kërkesat e prodhuesve të automjeteve dhe të organizatave përkatëse të kësaj lëmie: ACEA, API, SAE, DIN, BS dhe të tjera. Për të plotësuar të gjitha kërkesat e konsumatorëve dhe partnerëve afaristë, PrimOil poashtu ka lansuar programin e përkrahjes me udhëzime për përdorimin e lubrifikantëve dhe fluideve të këtij brendi, nga një staf i specializuar për komunikim në shumë gjuhë.

Produktet

/ PREMIUM

Derivate cilësore
të naftës

Ballkan Petrol me zinxhirin e pompave moderne u ofron konsumatorëve cilësi të lartë të derivateve Premium, Euro Diesel, Euro Benzinë dhe LPG. Në kuadër të këtyre stacioneve, konsumatorëve iu ofrohen edhe mundësi të tjera, për tu shërbyer në marketet moderne dhe në restorantet ekskluzive, të cilat janë dëshmuar për cilësi të lartë dhe të veçantë. Duke e ndjekur vizionin për një botë më ekologjike, krahas instalimit të paneleve fotovoltaike, korporata Ballkan Petrol ka inicuar projektet për rimbushje të automjeteve elektrike.

Produktet

/SHERBIMET

Restorante për
pasionantë të ushqimit

“Ballkan Restaurant” është brend i mirënjohur i rrjetit të restoranteve ekskluzive, të cilat veprojnë brenda komplekseve të pompave multifunksionale dhe në zona urbane.

Aty konsumatorëve u ofrohet një meny e pasur dhe e veçantë e ushqimeve italiane, të gatuara nga kuzhinierë profesionistë, e të cilat shërbehen nga një staf mikpritës dhe i buzëqeshur.

Kuzhina e begatë me ushqime, shërbimi i mirë dhe ambienti me stil, po vlerësohen lartë nga klientët e rregullt dhe turistët e shumtë që i kanë shijuar specialitetet e “Ballkan Restaurant”.

Kënaqësia e konsumatorit është qëllimi ynë i parë, sepse ajo i jep kuptim dhe shkëlqim të veçantë veprimtarisë së tërë korporatës “Ballkan Petrol”.

MËSO MË SHUMË

Partnerët tanë