HISTORIKU I KOMPANISË

Ballkan Petrol, e themeluar nga Abaz Haliti, filloi aktivitetin në vitin 1990, si ndërmarrje për shitjen e derivateve të naftës dhe lubrifikantëve, mekanizmave dhe produkteve bujqësore e ushqimore.

Zhvillimi i hovshëm i kompanisë u ndërpre në fund të viteve ’90 për shkak të situatës së krijuar në Kosovë.

Në vitin 2000 kompania e riktheu trendin e zhvillimit, duke i zgjeruar kapacitetet dhe fushëveprimtarinë. Kështu në vitin 2001, hapja e pompës së dytë të derivateve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik shënon edhe nismën për ndërtimin e rrjetit të pompave multifunksionale.

Kthesë të madhe në zhvillimin e korporatës shënon hapja e fabrikës për prodhimin e varjave motorike e industriale “PrimOil” në vitin 2006. Ndërsa nga viti 2010, korporata zgjeroi fushëveprimtarinë e saj edhe në sektorin e energjisë me njësinë “Ballkan Petrol Energy” e cila me shpejtësi arriti të rangohet si punëkryesi kryesor i projekteve madhore të energjetikës në Kosovë.

Me plot meritë, Ballkan Petrol sot e gëzon një reputacion të shkëlqyer në sektorin e varjave, derivateve, energjisë dhe gastronimisë në Kosovë e rajon

Misioni

Orientimi ynë kryesor është ngritja e vazhdueshme e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve tona, si parakusht për zhvillimin dhe ruajtjen e besimit tek klientët dhe partnerët tanë afaristë.

Vizioni 

Duke ndërtuar ura të bashkëpunimit të sinqertë dhe mundësi të reja për qytetarë e biznese, në një rajon ku njerëzit, mallërat dhe kapitali qarkullojnë lirshëm, ne e shohim korporatën Ballkan Petrol dhe produktet PrimOil të arrijnë nivelin e top brendeve Europiane.

Vlerat

Ne besojmë se prodhimi e fisnikëron shpirtin e njeriut, prandaj investojmë vazhdimisht në modernizimin e teknologjisë sonë, duke aplikuar standardet më bashkëkohore për ruajtje të cilësisë së prodhimit dhe të mbrojtjes në punë. Me kujdesin e veçantë që i kushtojmë njeriut dhe natyrës, ne synojmë të vendosim standarde të reja të përgjegjësisë korporative në Kosovë dhe rajon.

Certifikatat