Ballkan Petrol Energy” e kryen remontin e bllokut 4 të TC “Kosova A”

Gjersa kontinenti i Europës po ballafaqohet me një krizë të madhe energjetike gjatë këtij dimri, javën e shkuar Kosovës iu shtua siguria e furnizimit me energji eletrike, falë kthimit në punë të Bllokut 4 të TC “Kosova A”, i cili ishte në remont që nga fillimi i verës.

Pas një pune intenzive tremujore, konzorciumi i udhëhequr nga “Ballkan Petrol Energy” në bashkëpunim me firmën “Monting Energetika” të Maqedonisë së Veriut, si kontraktuese të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës sh.a. (KEK), me sukses e kanë kryer remontin e gjeneratorit të bllokut IV në termocentralin Kosova A. Pas futjes në prodhim të këtij blloku, Kosova A është rikthyer në kapacitetin e prodhimit të energjisë eletrike prej 390 MW.