PrimOil: Prodhimi i Vajrave Motorike, Industriale & Fluideve

Vajrat motorikë, industrialë dhe fluidet PrimOil përfaqësojnë një traditë të gjatë cilësie dhe besueshmërie në tregun e Kosovës. Për vite me radhë, këto produkte kanë fituar besimin e konsumatorëve, ndërsa kërkesa në tregun evropian po rritet çdo vit. Të gjitha produktet PrimOil prodhohen në një fabrikë moderne, të pajisur me teknologji të avancuar. Çdo produkt kontrollohet në laboratorin e akredituar të kompanisë, duke garantuar përputhje me standardet më të larta. Duke iu përshtatur tregut global, PrimOil sjell inovacione dhe zhvillon produkte që plotësojnë kërkesat e prodhuesve të automjeteve dhe organizatave si ACEA, API, SAE, DIN, BS, etj. PrimOil ofron edhe një program mbështetjeje me udhëzime për përdorimin optimal të produkteve, i mbështetur nga një ekip profesional shumëgjuhësh, për një përvojë të shkëlqyer për konsumatorët dhe partnerët.

Produktet

/ PREMIUM

Derivate cilësore të naftës

Ballkan Petrol, me zinxhirin e saj të pompave moderne, u ofron konsumatorëve produkte të cilësisë së lartë, duke përfshirë derivate Premium, Euro Diesel, Euro Benzinë dhe LPG. Në këto stacione, konsumatorët kanë gjithashtu mundësinë të shërbehen në marketet moderne dhe restorantet ekskluzive, të cilat janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe të veçantë.

Duke ndjekur vizionin për një botë më ekologjike, krahas instalimit të paneleve fotovoltaike, korporata Ballkan Petrol ka inicuar projektet për rimbushje të automjeteve elektrike.

Produktet

SHËRBIMET

Restorante për Pasionantët e Ushqimit

Ballkan Restaurant, një brend i njohur i rrjetit të restoranteve ekskluzive, të cilat operojnë brenda komplekseve të pompave multifunksionale, dhe poashtu në zona urbane, duke ofruar shërbim të shkëlqyer dhe pjatat më të mira për të gjithë vizitorët.

Këtu, konsumatorët gjejnë një menu të pasur dhe të veçantë me specialitete italiane, të përgatitura nga kuzhinierë profesionistë dhe të shërbyera nga një staf mikpritës dhe i buzëqeshur.

Kuzhina e begatë, shërbimi i shkëlqyer dhe ambienti stilistik janë vlerësuar lartë nga klientët e rregullt dhe turistët që kanë shijuar specialitetet e Ballkan Restaurant.

Kënaqësia e konsumatorit mbetet gjithmonë prioriteti ynë kryesor!

MËSO MË SHUMË

Lajme

Partnerët tanë