

HISTORIKU I THEMELIMIT
Ballkan Petrol, e themeluar nga Abaz Haliti, filloi aktivitetin në vitin 1990, si ndërmarrje për shitjen e derivateve të naftës dhe lubrifikantëve, mekanizmave dhe produkteve bujqësore e ushqimore.
Zhvillimi i hovshëm i kompanisë u ndërpre në fund të viteve ’90 për shkak të situatës së krijuar në Kosovë. Megjithatë, në vitin 2000, kompania e riktheu trendin e zhvillimit, duke zgjeruar kapacitetet dhe fushëveprimtarinë. Hapja e stacionit modern të karburantit në magjistralen Ferizaj-Kaçanik në vitin 2001 shënoi nismën për ndërtimin e rrjetit dinamik të pompave multifunksionale.
Kthesë të madhe në zhvillimin e korporatës shënon hapja e fabrikës për prodhimin e vajrave motorike e industriale “PrimOil” në vitin 2006. Ndërsa nga viti 2010, korporata zgjeroi fushëveprimtarinë e saj edhe në sektorin e energjisë me njësinë “Ballkan Petrol Energy” e cila me shpejtësi arriti të rangohet si punëkryesi kryesor i projekteve madhore të energjetikës në Kosovë.
Me plot meritë, Ballkan Petrol sot gëzon një reputacion të shkëlqyer në sektorët e vajrave, derivateve, energjisë dhe gastronomisë në Kosovë dhe rajon.


Misioni
Të përmirësojmë vazhdimisht cilësinë e produkteve dhe shërbimeve tona, duke ndertuar besim të palëkundur me klientët dhe partnerët tanë, dhe duke promovuar praktika të qëndrueshme për një mjedis më ekologjik.

Vizioni
Të krijojmë bashkëpunime të sinqerta dhe mundësi të reja në një treg pa kufij, duke e bërë PrimOil një nga brendet kryesore evropiane të cilësisë dhe besueshmërisë.

Vlerat
Ne besojmë se prodhimi e fisnikëron shpirtin e njeriut, prandaj investojmë vazhdimisht në modernizimin e teknologjisë sonë, duke aplikuar standardet më bashkëkohore për ruajtje të cilësisë së prodhimit dhe të mbrojtjes në punë. Me kujdesin e veçantë që i kushtojmë njeriut dhe natyrës, ne synojmë të vendosim standarde të reja të përgjegjësisë korporative në Kosovë dhe rajon.