Kompania

BRANDS

Rreth Kompanis

BALLKAN PETROL është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e vajrave motorike dhe industriale, derivative të naftës dhe shërbime restorantë me traditë shumë vjeqare.
Ballkan Petrol filloi aktivitetin nga viti 1990 me shitjen e derivative të naftës, mekanizmave dhe produkteve bujqësore, produkteve ushqimore, si dhe vajrave motorike dhe industriale.
Në vitin 1992 Ballkan Petrol  bëhet përfaqësues i ndërmarrjes Modica për tregun e Kosovës,.
Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtaris Ballkan Petrol krijon përformancë në të gjitha veprimatrit e saj. Në vitin 2002 bënë hapjen e pikës shitëse për derivate të naftës në Fsh.Rakaj, magjistralja Ferizaj-Shkup, pastaj në vitin 2006 Ballkan Petrol bënë investime të reja në ndertimin e Fabrikës moderne për prodhimin e vajrave motorike dhe industriale me brend PrimOil. Hapja e Fabrikës për prodhimin e vajrave motrike dhe industriale në Kosovë ka qenë një punë e sukseshme me qëllim që të jemi në trend te zhvillimit në ofrimin e shërbimeve dhe produkte të cilat do të jenë konkurrent në rajon.
Objektivat e Ballkan Petrol kanë qenë që veprimtaria jonë të jetë konfrom standardeve ndërkombëtare. Për arritjen e këtyre objektivave në kemi ngriturë sistemin e menaxhimit të cilësis sipas standardeve ndërkombëtare të menaxhimit të cilësis ISO 9001, dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit për mbrotje të ambientit ISO 14001, si dhe kemi akredituar Laboratorin për analiza të vajrave motrike dhe industriale nga Drejtoria e Akreditimit te Kosovës DAK sipas standardit ISO 17025.
Një tjeter sukses i arritur me punën e palodhshme ështe marrja e autorizimit për shitje të produkteve nga prodhuesi i mirënjohur Hyundai. Ballkan Petrol dhe Hyundai kan nënshkruar kontraten e parë për realizimin e projekteve të mëdha me Korporaten Energjetike të Kosovës ( KEK). Gjithashtu Ballkan Petrol ështe përfaqësues eskluziv i prodhuesit  të mirënjohur Bullgar Prista Oil.
Ballkan Petrol ka një partneritet të madhë me institutcione të ndryshme vendore dhe ndërkombetare.